KARDIOLOGJIA

Kardiologjia – rrjedh nga fjala latine “cordis” që do të thotë “zemër” dhe “logos”, që do të thotë “shkencë”. Në këtë kuptim, “kardiologjia” nënkupton “njohuri të zemrës”, por sot terminologjia më e përdorur për kardiologji mund të përkufizohet si “një degë e mjekësisë që merret me sëmundjet e zemrës dhe me sëmundjet vaskulare të zemrës”.

Sëmundja koronare e zemrës do të thotë se këto enë “koronare” bllokohen për ndonjë arsye apo të ngjashme.

Nëse ky bllokim i venës së gjakut është komplet, atëhere kjo shkakton një infarct të miokardit. Bllokimet jokomplete të venës shkaktojnë sëmundjen “angina jostabile” ose “angina stabile”.

Stenoza ose bllokimi në enët koronare pengon depërtimin adekuat të oksigjenit në muskuj të zemrës. Në këtë rast, zona pa oksigjenit së pari shkakton çrregullime në lëvizje dhe që më vonë paraqitet me çrregullime të EKG dhe në stadin e më vonshëm në paraqitje të dhimbjes. Pacienti në përgjithësi e ndjen këtë dhimbje në gjoks. Por, përveç dhimbjes në gjoks,ajo paraqitet edhe në zona tjera si në dorën e majtë, qafë dhe në regjion të sipërm të abdomenit.

Sëmundjet koronare të zemrës duhet të diagnostifikohen dhe të trajtohen shpejtë, pasiqë ato mund të çojnë në infarkt, dëmtime serioze të ritmit dhe ndonjëherë të jenë edhe fatale dhe shkaktojnë vdekje. Kardiologjia mund të hulumtohet në dy drejtime,si intervente (invazive) dhe jo intervente (jo invazive)

Kardiologjia invazive, angiografia, nënkupton një studim elektrofiziologjik duke përdorur katetera për hapjen e enëve të gjakut të ngushta përmes një tubi të hollë metalik të quajtur ballon dhe / ose stent, si dhe për diagnozën dhe trajtimin e problemeve të kalueshmërisë në sistemin kardiovaskular.

Kardiologjia joinvazive përfshin ekzaminimin e sëmundjeve të zemrës,vlerësimin e rrezikut dhe disa ekzaminime specifike laboratorike.

Hipertensioni,tensioni i gjakut,lipidet në gjak (kolesteroli,tregliceridet,…) diabeti,varësia nga duhani, janë faktorët e rrezikut që duhet të trajtohen.

Dhimbje në gjoks, mungesa e ajrit, lodhja e shpejtë, palpitacioni, tension i lart i gjakut mund të jet një shenjë e sëmundjeve të zemrës.

Ehokardiografia(ECG): Ekzaminimi i zemrës duke përdorur ultratingullin (ultrazërin). Kjo metodë është një standard i artë për ekzaminimin dhe testimin e valvulave të zemrës në vlerësimin e fuqisë së kontraksioneve të zemrës.

kohë effort EKG : është efikase nëse përdoret tek personat që janë të sëmurë. Në këto raste, qëllimi është të përcaktojmë kapacitetin e ngarkesës së atij personi.

Holter ECG: Kjo është regjistrimi i një EKG individuale për 24 orë ose më shumë. Me këtë metod, ritmi i zemrës së pacientit monitorohet 24 orë. Shpesh përdoret në diagnozën e çrregullimeve të ritmit. Ajo përdoret gjithashtu në zbulimin e një ishemie të fshehtë.

Kontrolli i tensionit të gjakut me Holter: Ky është një procedur me të cilin presioni i gjakut matet në intervale të rregullta për 24 orë me ndihmën e një pajisje të veçantë të cilin personi e mban me vete.

Akademi Hospital i zbaton të gjiha 4 metodat e lartpërmendura diagnostike.

Është shumë me rëndësi që çdo mashkull më i vjetër se 35 vj. në moshë dhe çdo femër mbi 40 vj. në moshë duhet të kryejnë çdo vit një ekzaminim kardiologjik për diagnozë të hershme të mundshme të çrregullimeve dhe sëmundjeve të zemrës dhe parandalimin e paraqitjeve të sëmundjeve të zemrës. Meqenëse sëmundja kardiovaskulare mund të shfaqet edhe në moshën 30vj., ose në familje apo tek të afërmit kemi anëtar me sëmundje të zemrës, rekomandohet që të shfrytëzohen programet e ekzaminimit të zemrës në moshën e hershme. Duhet të cekim se në grupin e të rrezikuarve janë edhe përdoruesit e duhanit ,persona me mbipeshë, persona në ambient stresues dhe të ekspozuar në situata stresi dhe persona me tension të lartë të gjakut.

Nëse jeni personi që e gjeni veten në këtë grup të rrezikuar,Akademi Hospital Ju mundëson të keni ekzaminim të veçant ku mund të informoheni dhe të mësoni të gjithë për shëndetin e zemrës Tuaj dhe të bëni ekzaminime dhe kontrolla të sakta dhe poashtu të merrni këshilla dhe vendime të duhura.

Akademi Hospital, me pajisje më modern mjekësore dhe infrastrukturë teknologjike bashkëkohore, Ju ofron shërbime më të mira dhe më të sakta. Ne jemi këtu për të shërbyer që jeta e Juaj të jet më e shëndetshme dhe më e mirë së bashku me një ekip professional dhe me përvojë, me profesorë dhe staf mjekësor në Departamentin e Sëmundjeve Kardiovaskulare.

Që të ruani shëndetin e zemrës së Juaj dhe të keni jetë më të gjatë dhe më të shëndoshë;

  • Mos pini duhan
  • Tensionin e gjakut mbajeni në 120/80mmHg
  • Kontrollojeni peshën e trupit tuaj
  • Kontrollojeni dhe mbajeni nivelin normal të kolesterolit
  • Kujdesuni për ushqim të shëndoshë
  • Ushtroni