Kirurgjia e përgjithshme, përveç trajtimit kirurgjikal të problemeve sistematike dhe lokale në trupin tonë, parimeve të përgjithshme (shërimin e plagëve, trajtimet metabolike dhe endokrine ndaj dëmtimeve) dhe shumë procedura të tjera kirurgjikale është dega teknike e Mjekësisë që ndikoi në disiplinën bazë mjekësore.

Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme bashkëpunon dhe koordinohet me shumë degë të tjera të mjekësisë për shkak të interesave të gjëra dhe të përbashkëta.

Shumica e pacientëve në kirurgji të përgjithshme përbëjnë pacijenta me lloje të ndryshme të rasteve dhe ndryshimeve malinje ose beninje. Në planifikimin e diagnozës, kirurgjisë dhe fazat pasuese të trajtimit për këta pacientë, ne punojmë në bashkëpunim me Gastroenterologji, Radiologji / radiologji ndërhyrëse, Patologji, Mjekësinë dhe Onkologjinë e rrezatimit.

Një pjesë tjetër e zonës së veprimit të Kirurgjisë së Përgjithshme është Traumatologjia. Pacientët me trauma shpesh dërgohen në departamentet e ortopedisë, neurokirurgjisë, urologjisë, kirurgjisë kardiovaskulare për shkak të pranisë së lëndimeve të organeve të shumëfishta. Në veçanti, rastet me lëndime serioze të organeve, koordinimi i të gjitha këtyre degëve mjekësore kryhet nga Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme.

Një nga hapat më të rëndësishëm në trajtimin e pacientëve në kirurgji të përgjithshme është që pacientët pas operacionit të kthehen në prirjet e tyre të vjetra dhe aktivitetet e tyre të zakonshme.

“Kirurgjia” u adoptua si një fushë e veçantë mjekësore me futjen e një praktike terapeutike kirurgjike në mjekësi, por të gjitha degët kirurgjike u trajtuan me emrin “KIRURGJIA E PËRGJITHSHME”, pasi metodat kirurgjikale ishin të kufizuara në atë kohë.

Megjithatë, paralelisht me zhvillimin e mjekësisë, aplikimet individuale kirurgjike të organeve ose sistemeve kanë imponuar në ndarjen e kirurgëve të përgjithshëm dhe degëve të ndryshme kirurgjikale.

Në ditët e sotme termi “Kirurgjia e Përgjithshme” përfshin kirurgjinë për gjëndrën e tiroides, kirurgjinë e gjirit, stomakun, zorrën e hollë dhe të trashë, sëmundjet rektale (hemorroide …), mëlçinë, pankreasin, fshikëzën e tëmthit , kirurgjia e hernies (kila).

Pra,siç mund të vërehet, sot koncepti i kirurgjisë së përgjithshme nënkupton organe dhe sisteme krejtësisht të ndryshme dhe personi i cili i realizon këto procedura dhe ndërhyrje (“kirurgu i përgjithshëm”) ka pak gjasa të identifikohet vetëm me atë titull.

Për këtë arsye, përveç faktit që një trajnim i përgjithshëm kirurgjikal që mbulon të gjitha këto tema dhe fusha, sot është një prirje e përgjithshme dhe është e nevojshme që një

specialist i kirurgjisë së përgjithshme të jetë edhe një specialist të një fushe të caktuar. Në këtë kuptim, kirurgjia e përgjithshme është trajtimi i sistemit hepato-pankcreato-biliare, ose patuloza në mëlçi dhe pankreas, kirurgjia gastrointestinale ose kirurgjia e traktit të tretjes (lukthi, stomaku, sëmundja e zorrës së hollë dhe të trashë), endokrine (Tiroidea) – ndërsa kirurgjia e gjirit u bë një praktikë e zakonshme.