Departamenti i fototerapisë së foshnjës – Akademi Hospital , foshnjat e lindura para kohe ,foshnjat e lindura me verdhëz ose foshnjat që kanë nevojë për trajtim adekuat për ndonjë arsye tjetër, trajtohen në departamentin tonë fototerapeutik me qëllim të sigurimit të kujdesit shëndetësor të tyre.

Përshkrimi: Fitoterapia është trajtimi i foshnjave me verdhëz.                                         Verdhëza është prezente në 60% të foshnjave të lindura para kohe dhe në 80% të foshnjave të parakohshme në ditët e para të jetës. Megjithëse verdhëza te foshnjat e porsalindura është e padëmshme dhe spontane, sidoqoftë, vëmendje duhet të kushtohet nivelit të rritjes së faktorëve mbi një nivel të caktuar që mund të dëmtojë trurin ose të shkaktojnë humbje të përhershme të dëgjimit tek foshnja. Fototerapia (terapi e dritës) zbatohet sipas gjendjes së paraqitur të verdhëzës në foshnjë.

Si funksionon?

Me anë të rrezeve të dritës (fototerapia) ,nëpërmjet penetrimit (depërtimit) nëpër lëkurë,vjen deri te shpërbërja e bilirubinës dhe ajo nëpërmjet traktati urinar largohet nga trupi.

Si përdoret?

Fototerapia përdoret në inkubator ose në pajisjet speciale për fototerapinë e foshnjës. Sa më e madhe të jetë sipërfaqja e ekspozuar e foshjnes në dritë, aq më i madhë është efekti i terapionit. Për këtë arsye foshnja duhet të jetë e zhveshur dhe pëlhura duhet të jetë e hapur.

Sa kohë zgjat fototerapia?

Foshnjës së trajtuar me fototerapion duhet të bëhen analizat e gjakut në mënyrë që të  përcaktohet niveli i verdhëzës. Në varësi të normogramës së foshnjës, peshës, ditëlindjes, nivelit të verdhëzës, përcaktohet kohëzgjatja e trajtimit me dritë.

A është e dëmshme për foshnjën ?

Edhepse nuk kemi njohuri për efekte anësor të njohura të fototerapisë, përsëri disa foshnje mund të kenë skuqje të lëkurës, nivel të ulët të trombociteve, jashtëqitje të shpeshtë dhe të holluar gjatë trajtimit. Disa nga foshnjat mund të humbasin shumë ujë.

A rishfaqet verdhëza pas fototerapisë?

Pas trajtimit me fototerapion, bëhet një ekzaminim kontrollues i foshnjes.Tek foshnja duhet të matet niveli i verdhëzës ose të kontrollohet eventualitet i paraqitjes së ndonjë  sëmundjeje tjetër. Varësisht nga rezultatet e fituara, trajtimi i foshnjës me fototerapion vazhdon ose ndërpritet.

A është ky trajtim i mjaftueshëm?

Nëse niveli i verdhëzës është i lartë ose ka një çrregullim tjetër në analizën e gjakut, atëherë vetëm trajtimi me fototerapi nuk është i mjaftueshëm. Në këto raste, ndërrim i gjakut mund të jet i nëvojshëm.