Aplikimi i anestezisë
Shumica e pacientëve që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale fillojnë të ndiejnë ankth për shkak të operacionit dhe frikës rreth zgjimit ose zgjimit pas anestezisë. Anestezioni kryhet nga një anesteziolog dhe specialist i reanimacionit në kushtet e sallës së operimit Anesteziologët janë pjesa më e rëndësishme e ekipit të operacionit, madje edhe janë heronjtë e fshehtë. Operacioni nuk fillon derisa pacienti mos të jetë nën ndikimin e anestezionit. Anestezioni nënkupton humbjen e ndjesisë ose humbjen e ndjenjës. Përveç humbjes së sensacioneve për dhimbje, anestezioni synon të kontrollojë stresin, frikën dhe ankthin që lind nga vetë procesi i operacionit.

Detyra më e rëndësishme e anesteziologut është të ekzaminojë pacientin para operacionit, të zgjedhë metodën anestetike më të përshtatshme për pacientin sipas gjendjes së tij /saj shëndetësore dhe të vendosin së bashku me vetë pacientin. Anestezion i përgjithshëm, anestezion lokal (rajonal); jeni të zgjuar dhe të vetëdijshëm apo jeni duke fjetur nuk është një vendim që duket kaq i thjeshtë në lidhje me anestezionin. Vendimi përfundimtar për aplikimin e anestezisë që duhet të merret nga pacienti varet nga lloji i operacionit, kohëzgjatja e operacionit, historia mjekësore dhe kirurgjikale e pacientit, analizat laboratorike dhe ekzaminimi fizik i pacientit.
Metodat e aplikimit të anestezionit:

  • Anestezioni lokal
  • Anestezioni rajonal (regjional)
  • Sedacioni dhe sedoanalgjezioni
  • Maska me anestezion
  • Anestezioni i përgjithshëm (total)

Anestezioni lokal arrihet duke ndërhyrë në mbaresat nervore në një zonë të vogël ku kryhet vetë operacioni. Një shembull i kësaj procedure është kirurgjia e syve, të gjitha plagët e hapura me qepje, ndërhzrje të vogla kirurgjikale dhe biopsia për patologji.

Në këtë procedurë dhimbja dhe ndjesia në një zonë të caktuar hiqen pa humbje të vetëdijes gjatë operacionit. Kjo përfshin anestezionet spinale, epidurale, spino-epidurale dhe bllokimet e pleksusit nervor. Kjo mund të bëhet me anestezion kurrizor (spinal),si  për shembull, seksion cezarian,(lindje pa dhimbje), artroskopia, kirurgjia e gjzmtyrëve të poshtme,në urologji si p.sh. tek prostata e mbyllur, kirurgjia penile dhe te kirurgjia e përgjithshme (p.sh. tek hemorroidet ).

Frymëmarrja spontane e pacientit është i mbrojtur, ndërsa senzacioni për ndjesi dhe dhimbje është i zvogëluar. Kjo arrihet me anestetikë të butë, analgjezik dhe qetësues. Në këtë formë anestetike, shtohet një anestezion i butë lokal për të kryer operacione të vogla siç janë endoskopia, kolonoskopia dhe cirkumcizioni (syneti).

Pacienti anestezohet me gaz inhalues. Ky lloj anestezioni mund të përdoret për një kohë të shkurtër në operacione të vogla.

Pa ndryshuar funksionet e jetës (dmth. pa ndryshime të funksionit të zemrës dhe mushkërive), humbja e përkohshme e vetëdijes, shtypja e refleksit, relaksi i muskujve dhe mos ndjenja e dhimbjes çojnë në ndërhyrje të sigurta kirurgjikale. Gjatë anestezionit total, të gjitha funksionet vitale të pacientit, duke përfshirë edhe frymëmarrjen, mbahen në mënyrë të sigurtë nga ana e anesteziologut duke përdorur pajisje vëzhguese (monitoruese).

MËNYRA E APLIKIMIT TË ANESTEZIONIT TË PËRGJITHSHËM
1. Ekzaminimi paraoperativ: Pacienti duhet të kontrollohet nga një anesteziolog para operacionit. Duhet të kontrollohet puna e zemrës, të mushkërive dhe të sëmundjeve sistemike. Nga pacienti na nevojiten informacione nëse konsumon barna të caktuara apo terapion të ndryshëm,mos ka prani të alergjive ndaj ilaçeve që pacienti ka përdor më herët, nëse pacienti kishte patur anestezion të përgjithshëm më herët dhe për komplikime të mundshme nëse i ka patur.

2. Ndërprerja e duhanit: Pirja e duhanit është treguar si shkak i problemeve të frymëmarrjes pas operacionit. Duhen 1 javë deri në 6 muaj që mushkëritë të jenë plotësisht të dukshme kur pacienti të lënë duhanin.

3. Obeziti: Problemet pas operacionit janë më të zakonshme tek njerëzit që janë të mbipeshë.

4. Lukthi i zbrazët: Para anestezisë së përgjithshme, pacientët e rritur duhet të kenë një periudhë urie prej të paktën 6-8 orësh. Shkaku i vjelljes dhe komplikimet në mushkëri mund të shkaktojnë probleme shumë serioze gjatë dhe pas anestezisë. Prandaj, pacienti duhet të ndjekë këshillën e anesteziologëve.

WHICH ARE THE NEGATIVE EFFECT OF GENERAL ANESTESIA?

The most obvious effects were vomiting and nausea 10%, pain in throat 10%, low blood pressure 3% , need for postoperative respiratory support 3%, abdominal heart rhythm1%, high blood pressure 1%, long term disorientation and unconsciousness 0,5%.

CILAT JANË EFEKTET NEGATIVE TË ANESTEZIONIT TË PËRGJITHSHËM?

Sipas statistikave të vitit 1982, deri më sot, falë teknologjisë dhe edukimit të anesteziologëve kemi zvoglim të rasteve të vdekshmërisë prej 1/10000 i cili ka ra në 1/20000 raste.