Laboratori i alergjisë
Mënyra më efektive për të luftuar alergjinë është përmes Akademi Hospital.

Testimi i alergjisë është një test që zbulon praninë e një alergjeni dhe mund të ndihmojë në përcaktimin se një sëmundje ekzistuese a ka një shkak alergjik.Një test epidermal (testi Prick) është test që është pa dhimbje dhe jep rezultate në një kohë të shkurtër.Kjo zakonisht bëhet në brendësi të dorës.Testimi bëhet në atë mënyrë ku së pari bëhet gërrvishje sipërfaqësore të lëkurës, pastaj në këtë sipërfaqe pikohet materiali alegjik dhe vërehet lidgshmëria e saj me “qelizat alergjike".Ky aplikim bëhet me një instrument steril dhe të mprehtë e quajtur "lancet". Priten 10-15 min. pas aplikimit të testit, dhe vlerësohet reagimi i lëkurës.

Disa barna që përdoren në trajtimin e sëmundjeve infektive, barna antihistaminike për trajtimin e sëmundjes gastrointestinale, barna për trajtimin e depresionit ndikojnë që rezultati i testit alargjik të jetë i gabuar.

Çfarë është alergjia?
Alergjia është një luftë kundër substancave që sistemi imunitar i konsideron të huaja për veten e tyre. Në mungesë të alergjive, sistemi imunitar natyror reagon gjerësisht ndaj substancat që janë në thelb të padëmshme, të tilla si p.sh. poleni, kërpudhat, marimangat, qimet e kafshëve dhe ushqime të caktuara. Simptomat e kësaj gjendjeje në trup përfaqësojnë një reaksion alergjik. Llojet më të zakonshme të alergjive janë; ethet nga polenit, ethet e syrit, astma, semundjet alergjike si p.sh. ekcema.

Si zbulohet alergjia?
Rezultatet klinike së bashku me historinë e pacientit janë të mjaftueshme për diagnozë.
Megjithatë, bëjmë teste mbështetëse që vërtetojnë dhe zbulojnë praninë e alergjive.
Testet e gjakut: IgE totale, IgE specifike, nivelet eozofil të gjakut, testet e funksionit të
mëlçisë janë analizat shtesë. Testi nazal. Testi i lëngut ngai hunda: Gaita germ testi:
prania e parazitit, përhapja, testet e lëkurës: Pach test; Testi Prick ; testet e
frymëmarrjes: testet e funksionit pulmonar, testet e provokimit bronkial,

Cilët janë simptomet e alergjionit ?
Kur të gjendet një alergjen, shfaqet reaksion i lëkurës, teshitje, skuqje të syve,lëngë nga hunda, mbyllja e hundës, kruarje të hundës dhe ekzema. Këto reaksione nuk ndodhin tek personat që përballen me të njejta substanca por,nuk janë të prirur ndaj alergjive.

Substancat alergjike! Shkaqet kryesore të alergjive janë; polen, pluhurin në shtëpi, insektet, kafshët (leshi ,puplat,qimet) ,kërpudhat ,pleshtat (te macet dhe qentë);poashtu alergjinë mund të shkaktojnë sëmundjet alergjike si tymi i cigareve, aditivët kimikë, detergjentët, parfumet dhe ndotësit e ajrit, të cilat konsiderohen substanca joalergjike, por irrituese. Test i alergjisë është test për të zbuluar shkaqet e alergjive. Mund të përdoret gjithashtu si një test i lëkurës, pasi një reaksion alergjik vërehet me sy. Në testin e lëkurës, alergjenët aplikohen nën lëkurë ku reaksioni i substancës vërehet me sy.

Trajtimi alergjik Gjëja e parë që duhet bërë për të trajtuar alergjinë është zbulimi dhe largimi i agjentit shkaktarë. Ky është trajtimi më efektiv. Sidoqoftë, kur nuk është e mundur të gjendet shkaktari alergjik ose nëse nuk është e mundur të largohet, do të përdoren barnat, vaksinat dhe disa metoda të tjera të trajtimit varësisht nga intensiteti i alergjisë.

Imunoterapia (trajtimi me vaksinim) Trajtimi i vaksinës është trajtimi i shkakut të sëmundjes. Në përbërje të vaksinës nuk ka barna tjera si p.sh. kortizon dhe të ngjashme. Ajo përmban vetëm një substrate të lëngët të alergjeneve. Kjo substancë mund të aplikohet me injektim nën lëkurë ose me anë të përdorimit oral (në formën e pikave nën gjuhë). Kohëzgjatja e terapionit varion prej 3 deri në 5 vjet.

Sëmundjet kryesore alergjike të lidhura me sistemin e frymëmarrjes:

  1. Riniti alergjik
  2. Rinosinusiti alergjik
  3. Bronkiti alergjik
  4. Astma alergjike
  5. Reaksionet respiratore
  6. Astma bronkiale
  7. Riniti medikamentoz
  8. Sëmundjet alergjike jo-respiratore
  9. Atopia
  10. Dermatiti atopik
  11. Dermatiti alargjik i kontaktit
  12. Purpura alergjike
  13. Urtikaria
  14. Urtikaria alergjike
  15. Konjuktiviti alergjik
  16. Edema angioneurotike
  17. Shoku anafilaktik
  18. Alergjioni ndaj barnave
  19. Alergjioni në insekte

Si të mbrohemi nga alergjia ?
Shkaqet më të zakonshme të alergjive janë kafshët (leshi,qimet,kafshimi), poleni, pluhuri, pleshtat dhe detergjenti.
Pasi të zbulohet agjenti shkaktar i alergjisë, masat parandaluese janë:

  1. Mbrojtja nga pluhuri i shtëpisë
  2. Mbrojtja nga poleni (barërat,pemët,poleni)
  3. Mbrojtje nga lagështia dhe humusi
  4. Mbrojtja nga epiteli i kafshëve dhe puplat
  5. Mbrojtja nga alergjia e barnava (penicilina)
  6. Mbrojtja nga alergjitë e insekteve (bletat)
  7. Shmangja nga aditivët dhe ushqimi (dieta)
  8. Mbrojtja ndaj alegjenëve që jemi shpesh në kontakt