Serologjia

Në raste të infektimeve që barten me në të gjakut,sikur Hepatiti, zakonisht bëhet testi mjekësor dhe analiza e gjakut.

Synimi i analizës serologjike është të zbuloj se organizmi ynë a përmban antitrupa kundër mikroorganizmit të caktuar (mikrobit) shkaktar i sëmundjes.Kjo metod është shpesh e preferuar nga shkaku i aplikimit të lehtë dhe përfitimi i rezultateve në afat të shkurtë.Nga rezultatet e përfituara analizohet prezenca e antitrupave dhe struktura e mikroorganizmit.Varësisht nga rezultatet e përfituara nga analizat e gjakut, përshkruhet terapioni dhe fillohet me trajtim mjekësor.

Antitrup: mbrojtja e trupit të njeriut kundër mikroorganizmit (mikrobeve)

Akademi Hospital – njësia Serologjike,synon të Ju shërbej shpejtë dhe me rezultate të sakta me pajisje teknologjike më moderne mjekësore dhe personelin profesional të kësaj lëmie.

Biokimia

Departamenti i cili shërben si laboratori referente,shërben si në lëmin e vete poashtu shërben edhe laborator në departamentet tjera shëndetësore, fakt i rëndësishëm është se aty kryhen testet specifike dhe të rralla.

Në kuadër të Akademi Hospital,laboratoret tona me pajisje më moderne ofrojnë shërbime me ekipin e mjekëve specialist dhe personelin profesional mjekësor.

Laboratori i Biokimisë pranë Akademi Hospital është në shërbim 24 orë në ditë për të përmbushur kërkesat dhe përgjegjësitë në ofrimin e shërbimeve emergjente dhe rutinore të laboratorëve për pacientët, veçanërisht në përcaktimin e rezultateve të sakta, të besueshme dhe të veçanta.

LABORATORI ËSHTË NË SHËRBIM 24 ORË ME PERSONELIN MJEKËSOR

PACIJENTËT MUND TË KRYEJN TË GJITHA ANALIZAT

Hormonet

Hormonet janë të domosdoshëm për rritjen, zhvillimin dhe rimëkëmbjen e njerëzve, ato poashtu sigurojnë ekuilibrin në organizëm.

Testet e hormoneve përdoren për të diagnostikuar dhe trajtuar sëmundjet që ndodhin për shkak të mungesës ose tejkalimit të nivelit hormonal apo tumoreve që ndodhin në gjëndrat endokrine dhe sekretojnë hormone sikur që janë gjëndrat e mëdha endokrine: pankreasi,gjëndra mbiveshkore,gjëndra tiroide dhe paratiroide,hipofiza,hipotalamusi, gjëndrat e testisit dhe vezoret.

Personeli me përvojë dhe profesional i Akademi Hospital së bashku me pajisjet më moderne mjekësore punon dhe është në shërbimin e Juaj për të siguruar rezultatet e besueshme dhe të sakta laboratorike.

LABORATORI ËSHTË NË SHËRBIM 24 ORË ME PERSONELIN MJEKËSOR

PACIJENTËT MUND TË KRYEJN TË GJITHA ANALIZAT

Mikrobiologjia

Mikrobiologjia është shkencë e cila mirret me mikroorganizmat, dhe e cila në përgjithësi i referohet mikroorganizmave mikroskopike. Shumica e këtyre mikroorganizmave shkaktojnë sëmundje tek njerëzit. Në fillim të listës shkaktare të sëmundjeve janë: viruset,bakterjet,parazitët dhe fungjet.

Duke i shqyrtuar këto mikroorganizma në Laboratorin e Mikrobiologjisë, i cili është njësi e Laboratorit Klinik pranë Akademi Hospital, është e mundur të përcaktohet shkaktari i  sëmundjes që paraqitet te pacijenti.

LABORATORI ËSHTË NË SHËRBIM 24 ORË ME PERSONELIN MJEKËSOR

PACIJENTËT MUND TË KRYEJN TË GJITHA ANALIZAT