Laboratori i gjumit
Një nga fazat më të rëndësishme në jetën tonë është fjetja (gjumi). Cilësia e gjumit është një faktor shumë i rëndësishëm në aspektin e jetës efektive dhe të shëndetshme. Për të siguruar zhvillimin e shënoshë dhe gjumin e rregullt, është e nevojshme të bëhen ekzaminime dhe analiza të duhura në anatomin e një individi për të siguruar diagnozën e duhur për gjumin e mjaftueshëm dhe të nevojshëm për zhvillim. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se çrregullimet e gjumit ndikojnë në shëndetin e tyre dhe në fillimin e sëmundjes. Këto probleme duhet të hetohen në fazat e hershme të paraqitjes duke përdorur metoda dhe pajisje të përshtatshme për t’i identifikuar dhe parandaluar ato.
Akademi Hospital punon me pajisje më moderne teknologjike për të dhënë pacientëve shërbimin më të mira dhe rezultate të sakta. Laboratoria e gjumit i takon pjesës së klinikës së sëmundjeve të gjoksit ku kryhen testet e nevojshme duke siguruar një ambient të rehatshëm dhe të qetë.
Pajisja për testimin e gjumit – Polisomnografi, është e lidhur gjatë tërë natës me pacientin për të regjistruar çfaredo çrregullimi të gjumit dhe nivelin e apneas gjatë gjumit.
Edhe pse shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se cilësia dhe jeta e shëndetshme është ndikuar nga APNEA në GJUMË, e cila është njëkohësishtë e dëmshme dhe e rrezikshme,kjo është edhe arsyeja që laboratori ynë i gjumit është pjesë e klinikës për sëmundjet e gjoksit,dhe aty kryhen testet e gjumit.
TESTI I TËRËSISHËM I GJUMIT (POLISOMNOGRAFIA E PLOTË)
- EEG e gjumit (faza e gjumit/fjetjes)
- EKG (elektroda e zemrës)
- EMG (lëvizja e këmbëve)
- EOG (lëvizja e syve)
- Lëvizjet respiratore
- Sasia e oksigjenit në gjakë
- Gërhatje
- Reaksioni i frymëmarrjes
- Diagnoza dhe shërimi i lëvizjeve të nofullës