Njësia e kujdesit intensiv për foshnjet të posalindura, në Akademi Hospital, është në dispozicion  me pajisjet më moderne teknologjike dhe personelin mjekësor me përvojë ; mjekë specialistë dhe stafi ndihmës infermierë. Qëllimi ynë në Njësinë e Kujdesit Intensiv Neonatal është të sjellim foshnjet që sytë e tyre botës i kanë hapur para kohe, ose foshnjet e lindura në kohën e duhur në mënyrë më të shëndetshme, për të ofruar shërbimin më cilësor dhe më të përkushtuar, në mënyrë që ato të vazhdojnë jetën e tyre të shëndoshë.

Kjo njësi e kujdesit intensiv është në funksion 24 orë nën mbikqyrjen e mjekëve specialistë me përvojë dhe personelit mjekësor ndihmës, infermierë, ku zbatohen parimet më efektive të trajtimit.

Akademi Hospital synon të ofrojë shërbime më cilësore dhe më të përshtatshme për foshnjat tonë që kanë nevojë për kujdes intensiv, së bashku me pajisje më moderne dhe të avancuar teknologjike, me qëllim të ngritjes së standardeve të lindjes dhe kujdesit pas lindjes për Ju dhe fëmijën e Juaj.

Në njësinë tonë, ofrojmë shërbime të analizave dhe trajtimeve për foshnjet në kohë sa më të shpejtë dhe duke e informuar familjen në çdo fazë të procesit të trajtimit

Ne si Akademi Hospital, ofrojmë të gjitha llojet e trajtimeve mjekësore dhe kirurgjikale për foshnjet dhe për këtë jemi në shërbim 24 orë në ditë dhe 365 ditë në vit, i zhvillojmë shërbimet tona mjekësore në përputhje me standardet botërore, njëkohësishtë i përcjellim informacionet familjes së foshnjes gjatë gjithë kohës së trajtimit për gjendjen momentale të saj.

 

MJEKËT TANË TË SHËRBIMIT INTENSIV

 

Tijen Karslı

Specialiste për Shëndetin                                                                                                            

dhe Sëmundjet e Fëmijëve