Zëri dhe njësia Audiologjike
Audiogrami
Audiogrami është regjistrimi i aftësisë dëgjimore të veshit, e cila matet me një pajisje e quajtur audiometri.
Testet audiologjike :
- Audiogram i zërit të pastërt
- Audiogram i të folurit – bisedës
- Audiogrami komplet i fëmijëve – audiometria gjatë lojës
- Audiogrami i frekuencës së lartë
Situata e dëgjimit përcaktohet sipas përgjigjeve të dhëna nga personi dhe është testi më i shpeshtë i dëgjimit. Qëllimi është të përcaktohet vëllimi më i ulët (pragu i dëgjimit) që të dy veshët mund të perceptojnë në frekuenca të ndryshme (tinguj të hollë dhe të trashë).
Në kabinat speciale që nuk lëshojnë tinguj (të izoluara), përgjigjet e dhëna nga pacijenti për zëra të ndryshëm dhe zëra vokale regjistrohen duke përdorur pajisjen audiometrike. Reaksionet e pacijentëve në zëra të caktuara që emitohen,bëhet përcaktimi dhe vlersimi i dëgjueshmërisë ose shkallës së humbur të të dëgjuarit. Në të njëjtën kohë, mund të aplikohen edhe teste të veçanta, të tilla sikur që janë: të kuptuarit e fjalës, dallimi i zërit dhe kuptimi i zhurmës.
Rezultatet e këtyre testeve shënohen dhe evidentohen në një tabelë të quajtur audiogram.
Testet audiologjike mund të kryhen me teknika të ndryshme në varësi të moshës së pacientit dhe llojit të sëmundjes. Janë zhvilluar teknika të ndryshme për të rriturit dhe fëmijët. Një test i vetëm nuk mjafton dhe nuk është adekuat në përcaktimin e diagozës definitive ose të përcaktimit të sëmundjeve të dëgjimit dhe balansit. Vlerësimi duhet të bëhet me teste objektive që nuk varen nga sjellja e pacientit dhe testet subjektive që varen nga sjellja e pacientit dhe vëzhgimi i mjekut.
Akademi Hospital ofron shërbimin më të mirë dhe me cilësi të lartë për pacientët e saj me nën-platformën e pajisjeve teknologjike të avancuar. Me këtë llojë infrastrukture, komoditeti i pacientëve tanë është maksimal dhe përdoren metodat më të mira të trajtimit.
Timpanogrami
Është test për matje të presionit në veshin e mesëm.
Aplikimi i tij është shumë i lehtë, madje mund të bëhet edhe te bebet. Që matja të jet e suksesshme , timpana e veshit nuk duhet të jet e perforuar.Presioni i veshit të mesëm bëhet duke futur sondën nëpërmjet veshit të jashtëm,Si rezultat fitohet grafikoni në vlerë të presionit. Në këtë grafik, normalisht ekziston një pikë kulmore dhe kjo pikë maksimale duhet të jetë 0. Nëse ka një kulm, por jo mbi 0, do të thotë se presioni është i ulët dhe ka një kolaps të lehtë në timpan. Nëse grafikoni nuk ka maje,d.m.th. se presioni ka ra dhe se kemi shumë kolaps në timpan.Si vlerë normale konsiderohet vlera -50 dhe +50 si vlera e presionit. Rrënja e presionit rezulton dhe paraqitet në infeksionet e veshit të mesëm, polipeve nasale ose alergjive që zakonisht shfaqen tek fëmijët.
Duke falenderuar teknologjisë më modern mjekësore dhe personelit të aftësuar, ky test në akademi Hospital kryhet shpejtë dhe lehtë.Në lidhje me këtë temë dhe informacione tjera Ju mund të na kontaktoni në spitalin tonë.
Video Stroboskopija
Videostroboskopia është ekzaminimi i linjave zanore dhe laringut me ndihmën e një pajisjeje të veçantë mjekësore. Në spitalin tone ky testim bëhet nga ana e mjekëve tone të lëmisë specijalistike të ORL. Sikurse çdo departament i mbështetur nga infrastruktura moderne mjekësore ,në Akademi Hospital përcaktimi i këtij testi është bërë i lehtë dhe i rehatshëm. Ne përdorim metodat e nevojshme dhe pajisjet teknologjike modern për të minimizuar shqetësimin e pacientit gjatë procedurës së dëgjimit në mënyrë që të arrihen rezultate maksimale dhe të duhura.