Çfarë është Gastroenterologjia ?

Gastroenterologjia është një shkencë e cila mirret me studimin e sëmundjeve të sistemit të tretjes (sistemi digjestiv). Specialisti i kësaj dege është një – Gastroenterolog.

Trakti i tretjes (trakti digjestiv) është një sistem i përbërë nga: lukthi (stomaku), zorra e hollë, zorra e trashë, mëlçia, fshikëza e tëmthit, pankreasit ; lëmia e gastroenterologjisë në vetvete kërkon një zgjidhje për sëmundjet që paraqiten në këto organe si psh.të tilla janë: ulçera, gastriti, verdhëza, cirroza, kolona spastike (sindroma e zorrëve iritabile -SZI), gurë në kanalet e tamthit dhe inflamacionet e saj, kanceret gastrointestinale, hemorroidet. Departamenti i Gastroenterologjisë, Akademi Hospital, ka njësin e saj endoskopike që pregadit pacientët për ekzaminime dhe procedura endoskopike, gjithashtu ofron kushte ideale si për pacientët poashtu dhe për personelin mjekësor.

Diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve të brendshme, të cilat janë ndër sëmundjet më të zakonshme në ditët e sotme, ndryshojnë sipas llojit të sëmundjes. Fakt është se këto diagnoza dhe trajtime të sëmundjeve mund të bëhen siç duhet dhe të kenë një efekt të jashtëzakonshëm pozitiv në përparimin dhe mundësinë e trajtimit dhe shërimit të sëmundjes.

Teknologjia moderne dhe ekipi i kualifikuar i mjekëve me përvojë,e siguruar nga Akademi Hospital është një garancion për diagnozë korrekte,të saktë dhe që kryhet shpejt dhe me efikasitet. Testet që duhet të kryhen ,ekzaminimet endoskopike dhe procedurat tjera që duhet të kryhen,poashtu realizohen me standarde më të larta duke marrë parasysh komoditetin ,higjenën e pacientit dhe faktorët tjerë

Performanca dhe kushtet:

  1. Video gastroskopia
  2. Video kolonoskopia
  3. Ezofago-gastro-duodeno-skopia
  4. Rektosigmoidoskopia
  5. Gastroskopia

Gastroskopia: është një procedur për të ekzaminuar pjesën e sipërme të sistemit të tretjes duke përdorur një tub të hollë dhe tubular të quajtur – gastroskop. Kjo procedurë kryhet nga mjekë të ndryshëm, dhe procesi përfshinë degët sikur që janë; endoskopia gastrointestinale, esofago-gastro-duodenoskopia ose panendoskopia. Gjatë kësaj procedure ekzaminohet sistemi i tretjes së ushqimit, lukthi dhe duodeni,poashtu sipas  nëvojës së ekzaminuesit mund të bëhen fotografit e organeve të brendshme. Gjë që përfshin gjetjen e divertikulave, karcinomës diabetike, hernia gastrike (refluksi), polipeve të stomakut, kancerit të lukthit, gastritet, etj. me këtë mund të diagnostikohen sëmundjet ose të bëhet diagnoza diferenciale.

Kolonoskopia
Metoda e ekzaminimit bëhet me anë të një tubi të hollë ku në maje të saj (tubit) gjendet kamera për regjistrim.Hyrja e gypit (penetrimi) është nga vrima anale dhe regjioni i ekzaminimit (inçizimit) është zorra e trashë,zorra e hollë,pjesa përcjellëes e zorrës së trashë.

Sigmoidoskopia , është ekzaminim i pjesës proksimale të zorrës së trashë kah anusi. Para fillimit të ekzaminimit të zorrëve ato duhet të pastrohe me laksativ. Kjo është metoda më adekuate për ekzaminimin e zorrës së trashë (kolonit) dhe për diagnostifikim të kancerit të mundshëm, si dhe zbulimin e lezioneve tjera si p.sh. polipe dhe të ngjajshme dhe të cilat janë predispozita për shfaqjen e lezioneve neoplastike. Rekomandohet që njerëzit në moshë më të vjetër se 50 vjeç të bëjnë kolonoskopi si një parandalim nga kanceri i zorrës së trashë. Nëse kanceri i zorrës së trashë është i pranishëm në familje atëherë kolonoskopia duhet të bëhet 10 vjet para nga mosha e fillimit të kancerit tek anëtari i familjes. Shumica dërrmuese e kancerit të zorrës së trashë zhvillohet në tumore beninje të quajtura polipe. Kolonoskopia me saktësi bënë zbulimin dhe heqjen e polipeve në fazën e hershme të paraqitjes ku arrihet parandalimi i kancerit – kjo quhet Polipektomia. Në këtë mënyrë, pacientët do të shpëtohen nga kanceri dhe ndërhyrja kirurgjikale. Tek pacientët e trajtuar me polipektomi të zorrës së trashë, kolonoskopia e rregullt duhet të bëhet çdo 1 deri në 3 vjet në varësi të karakteristikave të polipit të larguar.Kolonoskopia poashtu përdoret në diagnozën dhe monitorimin e sëmundjeve jo kancerogjene të sëmundjes së zorrëve, të tilla si koliti ulcerativ. Kolonoskopia mund të lehtësojë pacientët nga operacioni duke diagnostifikuar dhe trajtuar enët e gjakut të zorrës së trashë.