Obeziteti është sëmundje e cila mund të shërohet

Në shumë vende të botës ,sot obeziteti paraqet një ndër problemet kryesore shëndetësore. Në përgjithësi obezitetin mund të definojmë si rritje të tepërt të acidit yndyror në proporcion me peshën totale të trupit,e cila e tejkalon masën (peshën) e lejuar në krahasim me gjatësinë e trupit. Te mashkujt kufiri është 18% e peshës totale të trupit (pesha në masë),ndërsa tek femrat ky proporcion është 20-25% . Në qoftëse kjo masë rritet , tek mashkujt mbi 25% dhe te femrat mbi 30% , atëhere kjo konsiderohet si obezitet.
Në rast se konsumimi i përditshëm i energjisë (kalorive) është i tepruar, energjia e pakontrolluar ruhet në trup si yndyrë (deponim) dhe shkakton obezitet. Padyshim, obeziteti është rezultat i këtij disbalansi në marrjen dhe harxhim të kalorive; ajo është pranuar si një sëmundje që ndikon negativisht në cilësinë e jetës, sepse energjia (kaloritë) e konsumuar është më e lartë se energjia e harxhuar ashtuqë energjia (kalorit) e tepërta ruhet në trup si yndyrë (20% ose më shumë). Obezitetin gjithashtu Organizata Botërore të Shëndetësisë (OBSH-WHO) e përcakton si akumulimin e yndyrës së tepërt në trup deri në masën që mund të rrezikojë shëndetin.

SI MATET OBEZITETI DHE KLASIFIKIMI

Në thelb, obeziteti mund të matet duke përdorur IMT (indeksi i masës trupore). IMT është një rezultat numerik i ndarjes së peshës dhe sipas rezultateve të fituara klasifikohet obeziteti.
Sipas klasifikimit të caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO)
Me pak fjalë, klasifikimi
BMI nën 18.5 konsiderohet të mos ketë peshë të mjaftueshme
BMI 18,5 – 24,9 pesha normale
BMI 25.0 – 29.9 mbipeshë
BMI 30.0 – 39.9 trashje (obezitet)
BMI mbi 40.5% obezitet morbid (serioz)

PËRSE JEMI TË TRASHË ?

Trashja shpesh dallohet tek njerëzit të cilët konsumojnë kalori të larta dhe fizikisht janë pak aktiv ose ushtrojnë pak. Përveq kësaj, si shkaktar të obezitetit, janë edhe predispozitat gjenetike, çrregullimet hormonale, problemet psikologjike dhe barnat antipsikotike. Megjithëse ka një besim tek njerëzit se obeziteti poashtu lidhet me.

shkallën e ulët të metabolizmit, por ky është një faktor i rrallë. Studimet kanë treguar se trashëgimia ose faktori gjenetik luan një rol të rëndësishëm në paraqitje të obezitetit me 25-40%.Trashja te fëmijët e prindërve të trashë është 2-3 herë më i madhë se trashësia në mjedise të tjera. Nëse të dy prindërit janë të trashë, 80% e fëmijëve zhvillojnë obezitetin në moshë madhore.

PO UNË , A JAM I TRASHË ?

Vlera BMI (IMT) i personit me gjatësi 170 cm dhe peshë 120 kg: 1.7 * 1.7 = 2.89 120 / 2.89 = 41.5 është një pacient obezit (seriozisht) dhe kërkon trajtim absolut. Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi termin obeziteti për të gjithë individët me një vlerë BMI (IMT) prej 30% ose më shumë.

A ËSHTË OBEZITETI SËMUNDJE QË SHËROHET?

Trajtimi i obezitetit është një proces i domosdoshëm, i gjatë dhe në kontinuitet që kërkon përcaktimin dhe pjesëmarrjen efektive të një individi. Është fakt që shumë faktorë të ndryshëm dhe gjenetik janë përgjegjës për obezitetin, duke e bërë kështu trajtimin dhe preventivën e kësaj sëmundje jashtëzakonisht të vështirë dhe të komplikuar. Për këtë arsye,trajtimi i saj kërkon një qasje shumëdisciplinore të përbërë nga një ekip mjekësh, dieticientë, psikologë, fizioterapistësh në trajtimin e obezitetit. Zgjedhja e vetëm një modaliteti në trajtimin e obezitetit është një opsion jo efikas dhe rezultatet e suksesshme mund të kemi vetëm në raste kur përdoren opsionet e kombinuara në trajtimin e obezitetit.
Qëllimi i trajtimit të obezitetit është zvogëlimi i rrezikut të morbiditetit dhe mortalitetit që lidhet me obezitetin, me qëllim të humbjes së peshës së tepërt dhe fitimit të peshës reale, të sigurohen shprehit adekuate dhe të balancuara të ushqimit dhe të rritjet cilësia e mënyrës së jetës. Një reduktim 6-mujor i peshës siguron përfitime të rëndësishme në parandalimin e problemeve shëndetësore të shkaktuara nga obeziteti. Metodat e përdorura për trajtimin e obezitetit janë të ndara në 5 grupe. Këto metoda përfshijnë;

Obeziteti me terapion nutritive:

  • Qëllimi është zvogëlimi i peshës trupore në një nivel që duhet të jetë në proporcion me gjatësinë e trupit (IMT = 18.5 – 24.9 kg / m2). Nuk duhet të harrohet se trajtimi i të ushqyerit mjekësor (dietë) është specifike për çdo individ. Qëllimet fillestare janë që të arrihet pesha ideale e një individi ose caku duhet të jetë rreth peshës ideale.
  • Dieta për humbje të peshës që përshkruhet duhet të jetë në përputhje dhe e përshtatshme me ekuilibrin e nëvojës individuale për ushqim ditor. Qëllimi është të jipet shprehia e shëndosh nutritive për individin dhe ajo të mbetet si shprehi.
  • Kur pesha e trupit arrin nivelin e dëshiruar (IMT = 18.5 – 24.9 kg / m2), shtimi i peshës duhet të parandalohet dhe të ruhet pesha normale.

Derisa efekti i terapionit me ushtrime fizike për humbje të peshës mbetet ende diskutabile, sigurisht se pranohet fakti që aktiviteti fizik kontribon në humbjen e masës yndyrore dhe humbjes së yndyrës në regjionin e barkut , poashtu ajo parandalon humbjen e masës së muskujve gjë që nuk mund të shifet gjatë terapionit me diet. Me terapion ushtrimore, mund të parandaloni shtimi i peshë te individi duke patur edhe mbështetjen e ushqimit mjekësor dhe duke parandaluar humbjen e tepërt të peshës (pra mbahet pesha normale e dëshiruar).

Të rriturit këshillohen të përdorin aktivitetin fizik në mënyrë të moderuar për 30 minuta çdo ditë. Ky nivel aktiviteti lejon konsumimin e përditshëm të energjisë prej 840 kJ (200 kilogramë). Qëllimi është që individët e trashë të angazhohen në aktivitete fizike çdo ditë. Konsumi i energjisë trupore varet nga pesha e trupit dhe intensiteti i aktivitetit të personit.

Parimet themelore të ushtrimit janë si më poshtë:

  • Lloji i ushtrimit; Ecje, Rritja e aktiviteteve të përditshme, Ushtrimi i rezistencë
  • Kohëzgjatja e ushtrimit; Çdo ditë ose të paktën 5 ditë në javë
  • Kohëzgjatja e ushtrimit; 40-60 min / një herë në ditë, 20-30 min / dy herë në ditë
  • Intensiteti i ushtrimit; 50-70% të konsumit maksimal të oksigjenit

Te individët me mbipeshë, me rëndësi është dhe që duhet të merret parasysh gjatë ushtrimit fizik të ruajnë veten nga rreziku i lëndimit ndërsa të rrisin harxhimin e energjisë. Programi i rekomanduar i stërvitjes duhet të jetë specifik për individët, argëtuese, i përshtatshëm dhe në përputhje me shprehit e përditshme të jetës së një individi.

Terapioni I modifikimit të sjelljes në kkontroll të peshës trupore është lloj i trajtimit me qëllim të zvoglimit apo ndryshimit të shprehive negative të të ushqyerit dhe aktivitetit fizik e cila parandalon rritje të peshës dhe bëhet shprehi e shëndoshë e jetës së përditshme. Hapat e trajtimit janë në drejtim të ndryshimit të shprehive të këqija.

  1. Vetëkontrolli
  2. Stimulimi i kontrollit
  3. Zhvillimi i sjelljeve alternative
  4. Përforcim, vetëbesim
  5. Ristruktuimi njohës (perceptimi)
  6. Mbështetje sociale

Barnat që përdoren në trajtimin e obezitetit nuk janë të përshtatshme për individët me mbipeshë të lehtë ose të moderuar. Është shumë e rëndësishme që barnat e përdorura të jenë të besueshme dhe të mos dëmtojn shëndetin, të kenë një efekt përkatës në etiologjinë që shkakton obezitetin, të mos kenë efekte anësore negative afatshkurte ose afatgjate, nuk duhet të shfaqin varshmëri dhe se këto barna duhet të përdoren nën kontrollin dhe këshillat mjekësore.

Në mënyrë që trajtimi i obezitetit të jetë i suksesshëm, pacienti duhet të jet dakord me vazhdimin e trajtimin dhe terapionit, si dhe trajtimin me barna por,keto të jen nën kontroll dhe ekzaminime të rregullta mjeksore.

Qasja kirurgjike për obezitetin është në thelb në dy hapa;

Qëllimi i kirurgjisë bariatrike është të zvogloj futjen e energjisë në trup. Për këtë qëllim, kryhet operacioni i anashkalimit të lukthit (zvogëlimi i vëllimit gastrointestinal dhe të lukthit), operacioni i zvogëlimit të vëllimit të lukthit kryhet pas heqjes së kilogramëve të tepërta

Një procedur tjetër është që të largohet yndyre e tepërt e lokalizuar në pjesë të ndryshme të trupit. Ky trajtim është estetik.

ÇFARË ËSHTË KIRURGJIA E OBEZITETIT ?

Kirurgjia e obezitetit për momentin është mënyra më efektive,më e shpejtë dhe afatgjate në trajtim e humbjes së peshës. Duhet të kujtohemi se obeziteti është një sëmundje që kërkon një qasje shumëdisciplinore. Faktori kryesor në këtë trajtim padyshim është përshtatja e pacientit dhe pëlqimi i tij absolut për ndërhyrje të këtij trajtimi të përhershëm.

CILËVE PACIENTA BËHET NDËRHYRJA KIRURGJIKALE E OBEZITETIT
Rekomandohet për pacientët me indeks IMT 40 ose më shumë dhe në rastet kur trajtimet tjera kanë qenë të pasuksesshme. Sidoqoftë indeksi IMT 35 rekomandohet për individ me sëmundje shtesë.

Duhet të kemi parasysh se 24 muajt e parë pas operacionit nuk duhet të planifikohet shtatzënia.

CILAT JANË NDËRHYRJET KIRURGJIKALE – TEKNIKE TE OBEZITETI
Para së gjithash, të gjitha teknikat e ndërhyrjes kirurgjikale te obezitetit janë operacionet laparoskopike (të mbyllura) , në disa raste, operacioni është i hapur. Kirurgjia e obezitetit mund të ndahet në dy pjesë

  1. Kirurgjia e zvoglimit të volumit
    Ky grup përfshin, stomakun, stomakun dhe ventrikulin, dhe
  2. Kirurgjia absorbuese

PSE NJË TRAJTIM KIRURGJIKAL ?

Trajtimi kirurgjikal është mënyra më efektive dhe më e sigurt për të trajtuar obezitetin. Sepse trajtimi kirurgjikal e motivon pacijentin.

  • përkujton se sa e vështirë është të merret një vendim, por i duhur
  • siguron një humbje të peshës efektive në një fazë të hershme
  • kjo humbje e shpejtë dhe efektive e peshës gjithashtu e rrit besimin dhe vetëbesimin e pacientit, duke çuar në një humbje shtesë të peshës
  • është e rëndësishme të kujtohet se obeziteti është një sëmundje shëruese
  • ka efekt pozitiv në diabetin, hipertensionin, kolesterolin e rritur, problemet e nyjeve, problemet e frymëmarrjes
  • sidomos në 30% të pacientëve me diabet që përdorin insulin, kemi një përmirësim të menjëhershëm pas operacionit të anashkalimit gastrik në mënyrë që 70% e këtyre pacientëve në 6 muajt e ardhshëm plotësisht lirohen nga përdorimi i insulinës
  • si rezultat, trajtimi kirurgjikal i obezitetit morbid (serioz) vazhdon me hapa të sigurta duke i vendos standardet e arta

OPCIONET E TRETMANIT KIRURGJIKAL

We can split these surgical options in two:

  1. KIRURGJIA E KUFIZIMIT
  2. KIRURGJIA E KUFIZIMIT DHE ABSORBIMIT

KIRURGJIA E KUFIZIMIT:

  1. Manzheta në lukth (rrip gastrik prej silikoni)
  2. Gypi gastrik (gastorektomia e ventrikulit të lukthit)
  3. Bashkim i lukthit (aplikim gastrik)