Psikologjia, mund të përkufizohet si studim i sjelljes së njerëzve dhe proceseve mendore duke përdorur metoda shkencore. Qëllimi i këtij studimi është të përshkruajë sjelljet e qëllimshme, proceset mendore dhe faktorët që ndikojnë në ato, për të treguar si ndodhin dhe për të shpjeguar arsyet e tyre.
Një nga supozimet themelore të psikologjisë është se çdo qenie njerëzore është unike. Por , në të njëjtën kohë, njerëzit janë shumë të ngjashëm në shumë aspekte. Prandaj, psikologët përpiqen të shpjegojnë pse, si, dhe për çfarë arsye një person është i ndryshëm nga personi tjetër..
Në Departamentin e Psikologjisë në Akademi Hospital,në këtë lëmi me kuadrin e vet me përvojë dhe të specializuar bëjnë trajtimi e problemeve Psikologjike sikur që janë: depresioni, çrregullimet mentale, anksioziteti, apstinenca, çrregullimi i disponimit, çrregullimet e gjumit, streset, çrregullimet psikosomatike, fobia sociale çrregullimet opsesivo-kompulsive.