Sëmundjet e syve,  syri i njeriut përbëhet nga organi për shiqim dhe një strukturë ndihmëse që i mbron ato. Strukturat që ofrojnë shikueshmëri janë lensi, receptorët e dritës dhe nervat.Strukturat mbrojtëse janë qerpikët,gjëndrat lakrimale,kapakët dhe muskujt e syrit.

Në këtë lëmi, Akademi Hospital, Departamenti i Sëmundjeve të Syrit ka për qëllim të ofrojë shërbime sa më të mira për me pajisje moderne teknologjike, diagnozë dhe trajtimin e të gjitha llojeve të sëmundjeve të syve. Arritja e rezultateve sa më të mira me përdorimin e metodave më moderne në identifikimin,diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve të syrit janë qëllimi ynë si Spital.

Hipermetropia (largpamësia): Hipermetropia ndodh kur reflektimi në sy (në aks) është më i shkurt nga fronti në pjesën e pasme (në krahasim me fuqin e saj refraktive) ose kur lensi është i hollë. Për këtë arsye, imazhi bie pas retinës, ose pas njollës së verdhë. Hipermetrët më mire shofin në largësi sesa në afërsi.

Astigmatizmi: Astigmatizmi është një anomali thyese ku, për shkak të lakimit të pabarabart të kornesë (pjesa më e madhe, pjesa më e shquar,më transparente e syrit), nuk kemi një, por kemi më shumë fokuse të rrezeve të dritës. Kjo shkakton vizionin e turbullt dhe të paqart të objektit që shikohet, jep imazhin e deformuar. Me përdorimin e lensave cilindrike arrihet një vizion i qartë.

Miopia (shkurtpamësia): Në këtë rast, imazhi bie para frontit të retinës, ose para nyjes së verdhë. Pacientët me miopi shofin më mire në afërsi se në distancë. Imazhi i qartë korrigjohet duke përdorur lensa të trasha.

Strabizmi: paraqet anomalin e pozicionit të syve dhe vizionin binokular, në të vërtetë anomali motorike dhe senzorike. Kjo praktikisht nënkupton pamundësinë e drejtimit (fokusimit) të dy syve në të njëjtën kohë, d.m.th.vijave të vizionit të cilat fiksohen dhe formojn një karakter unik duke i përdorur të dy sytë. Muskujt që lëvizin janë të shkurtër ose të gjatë. Strabizmi korrigjohet me ndërhyrje kirurgjikale.

Presbiopia (largpamësia e të moshuarve): Syri e humb fleksibilitetin dhe zvogëlohet aftësia e tij për të u përshtatur objekteve të afërta. Personi nuk mund të shef objektin rahatshëm.Korrigjohet me një lens të lëmuar, të qartë dhe të hollë.

Glaukoma (tensioni i rritur i syrit): normalisht ekziston një ekuilibër gjatë sekretimit dhe evakuimit të lëngut në pjesën e përparme dhe të pasme të syrit (komora e përparme dhe e pasme). Glaukoma është një gjendje në të cilën është e vështirë të mbahet rrjedha normale e lëngut të syrit duke shkaktuar nivele të larta të shtypjes në