
Departamenti i Veshit-Hundës-Fytit pranë Akademi Hospital punon në mënyrë multidisiplinare për të kryer diagnozën e hershme dhe trajtimin e këtyre sëmundjeve.
Akademi Hospital Ju shërben me diagnozën më të saktë dhe metodat më të përshtatshme të trajtimit me ekipin profesional mjekësor dhe infrastrukturën më moderne inovative të teknologjisë mjekësore.
Specialistët e ORL janë mjekë të cilët kanë trajnim të specializuar në trajtimet mjekësor dhe kirurgjikale të pacientëve me sëmundje dhe çrregullime që paraqiten në veshë, hundë, fytë si dhe strukturat e kokës dhe qafës të lidhura me këto organe. Trajtimi mjekësor i këtyre sëmundjeve dhe çrregullimeve të shkaktuara trajtohen nga ana e specialistëve të ORL dhe mund të renditen si më poshtë.
Sëmundjet e fytit:
- Buzët,hapsira e gojës dhe të gjitha sëmundjet inflamatore të fytit si dhe tumoret beninje dhe malinje
- Trajtimi i gërhatjes dhe apnea e gjumit (apnea)
- Mjekimi i tonsilitit dhe sëmundjeve nasale
- Të gjitha llojet e sëmundjeve inflamatore dhe tumoreve beninje dhe malinje në laring – faring
- Çrregullimet e zërit dhe të të folurit
- Sëmundjet e ezofagut dhe të gëlltitjes
- Të gjitha llojet e sëmundjeve inflamatore të gjëndrave të pështymës dhe tumoreve beninje apo malinj .
- Të gjitha llojet e sëmundjeve inflamatore dhe tumoreve beninje dhe malinje të qafës.
- Sëmundjet e nervave që reflektohen si çrregullime të të pamurit, nuhatjes, ekuilibrit, nervit facial dhe sistemit vaskular të regjionit të fytyrës.
- Traumat dhe frakturat e fytyrës
- Deformitetet e regjionit të fytyrës
- Ndërhyrjet rekonstruktive dhe estetike.
Sëmundjet e veshit:
- Humbja e dëgjimit. Infeksionet akute dhe kronike të veshit
- Marrëmendja
- Tinitus
- Paraliza e fytyrës dhe sëmundjet e nervave të tjerë në këtë zonë
- Dhimbje në rrënjën e nervit
- Të gjitha llojet e tumoreve beninje dhe malinje në veshë
- Deformimet kongjenitale të veshit dhe kanalit të veshit të jashtëm
Sëmundjet e hundës:
- Të gjitha llojet e inflamacioneve të hundës dhe sinuseve
- Alergjia dhe çrregullimet e të nuhaturit
- Opstruksionet e hundës
- Problemet formale të hundës (kirurgjia estetike e hundës)
- Të gjitha llojet e tumoreve beninje dhe malinje në zonën e hundës dhe të sinusit