Kirurgjia kardiovaskulare

Sëmundjet kardiovaskulare siç janë bllokimi i enëve të gjakut të zemrës, sulmet në zemër dhe insufienca e zemrës mund të rezultojnë me një epilog fatal.Këto janë raste që mund të ndodhin edhe në klinika me teknologji më moderne dhe me personel me përvojë.

Kirurgjia kardiovaskulare është një nga fushat dinamike dhe në zhvillim të vazhdueshëm të mjekësisë moderne. Klinika për Kirurgji Kardiovaskulare ofron shërbime të specializuara diagnostikuese dhe shëruese me cilësi të lartë në fushën e kirurgjisë së zemrës dhe ate vaskulare.

Në Spitalin tonë, disponojm,me infrastrukturë dhe pajisje teknologjike më të avancuar për të gjitha ndërhyrje kirurgjikale kardiovaskulare dhe operacione të zemrës të hapura dhe të mbyllura, duke përfshirë kardio-kirurgët dhe personelin mjekësor me përvojë. Departamenti i Kirurgjisë Kardiovaskulare, të gjitha departamentet e sëmundjeve të brendshme dhe me njësi të kujdesit intensiv formojnë një tërësi të vetme koordinuese. Gatishmëria e jonë për ndërhyrje emergjente te pacientët që i pranojmë është e mundur  24 orë dhe mund të kryhen të gjitha ndërhyrjet invazive kardiologjike (stenta angio-angioplastike) si dhe të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale kardiovaskulare.

Akademia Hastanesi, Klinika e Kirurgjisë Kardiovaskulare ka gjithsejt 13 shtretër njësinë e shërbimit I cili është I vendosur në katin e tretë të Spitalit tonë. Secilit shtrat është i pajisur me një panel kontrolli kryesor që përmban një sistem qendror të oksigjenit, vakuum, një zile për thirrje dhe kontrollues ndriçimi.

Salla e operacionit është përshtatur për ndërhyrje kirurgjikale në zemër të hapur, e cila është specifike për kirurgji kardiovaskulare. Njësia e kujdesit Intensiv është e integruar në të njëjtin kat. Kemi 3 kapacitete të kujdesit intensiv, të cilat janë organizuar si njësi speciale, duke përfshirë edhe një njësi në veçanti. Në njësinë e kujdesit intensiv pranohen pacientët për kujdes të rregullt, pacientët e urgjencës, pacientët për diagnozë dhe trajtime, procedurat e rehabilitimit kardiak, pacientët për kujdes afatgjatë dhe monitorim i pacientëve kronikë. Sistemi i monitorimit përbëhet prej të gjitha standardeve që mund të monitorohet pacienti pas një operacioni në zemër të hapur dhe gjithashtu ka aftësinë të zgjerohet me module të tjera sipas nevojës  Në Klinikën tonë Kirurgjisë Kardiake, në trajtimin e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare, përdoret salla operative me teknologji të lartë me intervenim mesatar 3-4 orë ,1- 2 ditë me kujdes intensive dhe lirohen nga spitali pas 5-7 ditë prej ditës së ndërhyrjes operative. Në spitalin tonë, poashtu edhe pacientët me sigurime shëndetësore sociale janë të.

nënshtruar trajtimeve kirurgjikale te sëmundjet kardiovaskulare. Gjithashtu, pacientët me sigurim shëndetësor privat mund të trajtohen pa probleme në Spitalin tonë.

Fusha e veprimit :

  • Kirurgjia koronare Bypas
  • Kirurgjia Aortale dhe Mitrale
  • Aneurizmi Aortal dhe disekstomia
  • Kirurgjia e arteries karotide
  • Kirurgjia e arterieve periferike
  • Kirurgjia verikoze

Akademitë Hospital, Departamenti i Kirurgjisë Kardiovaskulare është në shërbim të mbrojtjes së shëndetit të zemrës, diagnozës dhe trajtimit të sëmundjeve të zemrës. Me teknologji më moderne dhe pajisje më të avancuar teknologjike, ne kryejmë aplikime të nevojshme në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës në mënyrën më të saktë dhe të përshtatshme.
Në diagnozën e hershme dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, që është një problem i rëndësishëm në vendin tonë, Spitali Akademi Hastanesi është në shërbim me mjekët dhe stafin professional dhe me përvojë.