Neurologjia, është një shkencë mjekësore e cila përfshin trajtimin e sëmundjeve, diagnozën dhe ndërhyrjet kirurgjikale të muskujve, trungut të trurit, boshtin kurrizor dhe sistemit nervor periferik në përgjithësi. Neurologjia me kohë është zhvilluar dhe ndahet në nëndisiplina tjera që kërkojnë kohë dhe specializime, siç janë epilepsia, çrregullimet e lëvizjes, sëmundjet cerebrovaskulare, çrregullimet e gjumit, si dhe sëmundjet mentale (shekulli XIX-të.), ndërsa psikiatria në shekullin e XX-të ndahet si degë në vete. Në të gjitha këto fusha, relacioni multidisiplinor me degë tjera të mjekësisë si dhe mbështetja laboratorike u bë i domosdoshëm.

Disa nga sëmundjet mund të shkaktojnë çrregullimet e sistemit nervor, ndërsa disa nga sëmundjet tjerë neurologjike mund të jenë shkaktarë të çrregullimeve të sistemit të organeve. Për shembull, në shtatzani, nivele të ndryshme të hormoneve lehtësojnë mbajtjen e lëngjeve dhe kripës në trup, dhe nervat që kalojnë nëpër sipërfaqet e strehuara të eshtrave dëmtohen nga presioni i këtyre edemave. Si rezultat, paraqiten simptome si mpirje, ndjesi shpimi, dhimbje, dobësim i muskujve nën regjionin e prekur. Poashtu, sëmundje të tilla si diabeti dhe mosfunksionimi i tiroidesë e përkeqësojnë situatën. Meqense këto dhe sëmundje tjera të ngjashme neurologjike nuk sigurojnë diagnozë të vetme të sistemit, shumica e pacijentëve dërgohen në konsultime me mjekë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Ankesat neurologjike nga ana e pacijentëve në shumtën e rasteve janë: dhimbja e kokës, marramendje, diarrea, sëmundjet me ndërgjegje (epilepsia,etj.), mpirja e dorës, mpirja e këmbëve, dobësi të ndryshme të muskujve.

Rritja e numrit të popullsisë së moshuar reflektohet në rritje të sëmundjeve sistematike sikur që janë hipertensioni, sëmundjet e zemrës, diabeti,e të ngjajshme si dhe komplikimeve që ndërllidhen me këto çrregullime. Sulmi në tru është më dramatike dhe e frikshme nga këto komplikime. Ekzaminime të tilla siç janë tomografia, rezonanca magnetike, EKG, doppleri ekstrakranial janë hapat e para që ndërmiren me rastin e pranimit të këtyre pacientëve. Rezultatet e fituara nga këto analiza kontribuojnë në ndjekjen dhe trajtimin e pacientëve. Në raste më të rënda, sikur që janë – koma, sulmi progresiv, epidemi të shpeshta, ku jeta e pacientit është në rrezik, vëzhgimi dhe trajtimi i pacientëve kryhet në njësinë e kujdesit intensiv.

Mpirja dhe shtangimi i duarve ose i këmbëve, hernia e qafës, hernia lumbare dhe neuropati të ngjajshme ku janë prezente dhimbjet, bëhet EMG dhe ekzaminimi në laboratori elektrofiziologjike.

Ekzaminimi elektroencefalografik (EEG) mund të kryhet në laboratorin e elektrofiziologjisë, i cili kryesisht përdoret për diagnozë diferenciale në shumë sëmundje të sistemit nervor qendror (SNQ) duke përfshirë edhe epilepsinë.

Ky grup i pacijentëve që ankohen në këto çrregullime (dhimbje të kokës, marrëmendje, etj) , kanë pengesa në efikasitet dhe produktivitet të prodhimit që mund të reflektojë në probleme sociale.

Akademi Hospital Ju ofron metodat më të sakta dhe më të përshtatshme për diagnostikim dhe trajtimin në lëmin e Neurologjisë me infrastrukturën e saj moderne teknologjike dhe kuadrin e kualifikuar dhe profesional mjekësor.

Dhimbje koke, marramendje, epilepsi, pareza, paraliza e fytyrës, sëmundja e Parkinsonit dhe sëmundje të tjera të shkaktuara nga dridhjet në duar trajtohen me ekzaminim klinik.

Analizat dhe ekzaminimet e kryera:
EMG (elektromiografia)