Ortopedia: është një degë e mjekësisë që merret me sistemin muskulor dhe skeletik. kockat, nyjet, ligamentet, pjesëzat, nervat, venat, muskujt dhe lëkurën që e mbulon atë.

Ortopedistët janë edhe kirurgë në të njëjtën kohë dhe sipas nëvojës merren me trajtime kirurgjike  dhe jo kirurgjike. Sidoqoftë, në klinikën ambulatore ekzistojnë shumë fusha më të gjera të aplikimit përtej ndërhyrjeve operative. Fjala ORTOPEDI është e formuar nga kombinimi i fjalëve latine ORTHOS (Uniform/Drejtë) dhe PAIDIOS (Fëmija). Në të kaluarën, shumica e mjekëve që merreshin me ortopedi ishin të interesuar në deformimet gjinore dhe gjymtyrët e  fëmijëve. Ata kishin për qëllim korrigjimin e këtyre deformiteteve ma ndërhyrje jo-kirurgjikale, me pajisje, spazma dhe ushtrime.

Sot, ortopedistët merren me njerëz të të gjitha moshave; çrregullime funksionale të shkaktuara nga sëmundjet ose shkaqet traumatike, dhe anomalitë e lindura (dislokimi i legenit, këmbët e shtrembëruara etj.). Përveç kësaj, ata merren gjithashtu me shërbimet e mjekësisë preventive (parandaluese) për mbrojtjen kundër aftësisë së kufizuar dhe sëmundjeve.

Si rezultat i trajnimit dhe edukimit, ortopedistët kanë mësuar metoda të ndryshme trajtimi; fraktura të kockave ,dëmtimet e nyjeve dhe indeve të buta, (trajtime jokirurgjikale) ,poashtu mund të sigurojnë ushtrime të nevojshme (së bashku me terapi fizikale dhe rehabilitimin) dhe përshkrimin e trajtimit medikamentoz. Përveç kësaj, mund të kryejë ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtimet operative të këtyre sëmundjeve dhe lëndimeve.

Të gjitha ndërhyrjet ortopedike dhe traumatologjike në Departamentin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë të spitalit Akademi Hastanesi ndjeken me kujdes dhe nga afërsia nga kuadro me përvojë.

Fushat interesi:

  1. Kirurgjia Protetike e Nyjeve të Mëdha
  2. Kirurgjia e Mbyllur e Meniskusit
  3. Trajtimi i Frakturave dhe Dislokimeve në Sistemin e tërë të Kockave
  4. Trajtimi i Lëndimeve në sport
  5. Trajtimi i të gjitha Sëmundjeve Muskulo-Skeletore