Akademi Hospital , Departamenti i Urologjisë, ofron shërbime në ekzaminime, diagnoza dhe shërbime tjera të sëmundjeve dhe çrregullimeve urologjike te fëmijët dhe të rriturit. Mjekët që punojnë në fushën e urologjisë ofrojnë trajtime të bazuara në eksperiencat e tyre klinike, studimet shkencore dhe informatat e akumuluara në hulumtime.

Akademi Hospital synon të ju ofrojë shërbime sa më të mira dhe cilësore në fushën e urologjisë, si dhe shërbime mjekësore të mbështetura nga infrastruktura moderne dhe teknologjia më bashkohore.

Çfarë është Urologjia?
Fokusohet në rrugët urinare te mashkujt dhe femrat si dhe në sistemin reproduktiv të mashkujve. Specialisti mjekësor i kësaj lëmie quhet – urolog dhe është i trajnuar për të përcaktuar diagnozën, trajtim dhe çrregullimet tjera urologjike.Sistemi urologjik (trakti urinar) përbëhet nga: veshkët,uretra,inkontinenca urinare,organet urinare dhe reproduktive të mashkujve (testiset,epididimi,vezikula seminale,prostata dhe penisi). Urologët dhe Kirurgët e përgjithshëm janë përgjegjes për gjëndrat mbiveshkore.

Sëmundjet urologjike varësisht nga struktura e tyre mund të ndryshojnë shumë. Urologët i kanë parasysh të gjitha funksionet e traktit urinar dhe janë të trajnuar për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimive mjekësore. Urologët zakonisht specializohen në një fushë më të ngushtë të lëmisë, siç është p.sh.kanceri urologjik.

Sëmundjet urologjike përfshijnë:

  • Gurët e veshkave dhe të uretrës
  • Kanceri i prostatës
  • Kanceri testikular
  • Kanceri I veshkëve
  • Kanceri i fshikëzës
  • Kanceri i penisit
  • Kanceri uretrës
  • Ndryshimet beninje të prostatës (rritja e prostatës dhe simptomat e traktit të poshtëm urinar)
  • Disfunksioni seksual
  • Infertiliteti te meshkujt
  • Mosmbajtja e urinës (Inkontinenca urinare)
  • Hiperaktiviteti i vezikës urinare
  • Dhimbje të pelvisit
  • Infeksionet urologjike
  • Patologjia urologjike