
Ushqimi nënkupton përdorimin e lëndëve ushqyese për rritjen, ruajtjen e jetës dhe mbrojtjen e shëndetit. Ushqimi, në shoqëri, shifet si një koncept atëhere kur ndodh një sëmundje. Përmirësimi i ushqimit individual dhe praktikës shëndetësore zvogëlon incidencën e sëmundjeve me hulumtime parandalon paraqitjen e këtyre sëmundjeve, invaliditetin dhe vdekshmërin e hershme. Mangësitë dhe mosbalancimi nutritiv janë shkaktar të drejtpërdrejtë, dhe disa janë të lidhura në mënyrë indirekte me shfaqjen e sëmundjeve të caktuara. Si rezultat i kësaj, Akademi Hospital departamenti i ushqimit dhe dietës u janë dedikuar programeve individuale të ushqimit dhe dietës, si dhe në përfshirjen e sëmundjeve të ushqimit dhe dietës.
Sot, shumë sëmundje mund të shmangen nëse statusi ushqimor i pacientit përcaktohet gjatë trajtimit dhe / ose pas sëmundjes, dhe pastaj duhet të monitorohen programet individuale, adekuate dhe të balancuara të ushqyerjes së pacientit.
Departamenti i ushqimit dhe dietës në Akademi Hospital ofron shërbime dhe trajtime adekuate në këtë segment. Ne ofrojmë një program të shëndetshëm ushqimi dhe shërbime diete për të ndihmuar të kemi një shoqëri të shëndoshë dhe për të mbështetur procesin e trajtimit të pacientëve. Një dietë e shëndetshme që do të zhvillohet në shoqëri do të na largojë nga sëmundjet e mundshme, vdekshmëri të parakohshme dhe lëndime. Stafi profesional i Akademi Hospital ju përpilon një program të shëndetshëm ushqimi me qëllim të diagnostikimit, parandalimit dhe trajtimit të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi i pabalancuar.
- Rekomandim për ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar
- Dobësimi i shëndoshë
- Programi special dietetik për të sëmurë diabetik
- Program ushqimi gjatë shtatzanisë
- Program special dietetik për të sëmurë kardiovaskular
- Program special dietetik për të sëmurë gastrointestinal.