Akademi Hospital – Departamenti I Radiologjisë, është e pajisur me aparatur më moderna teknologjike dhe Ju ofron rezultate më të mira me personelin e specijalizuar të kësaj fushe, me dijagnozë më të saktë dhe trajtim më të përshtatshëm.

Radiologjia, x-rrezet dhe modalitetet e tjera të imazhit përdoren për qëllime diagnostike dhe terapeutike. Disa nga metodat e përdorura për diagnostikimin dhe trajtim janë; MR (rezonanca magnetike), CT (tomografia ultrasonike kompjuterike), metoda e mjekësisë nukleare, PET (tomografia e pozitronit), mamografia, fluoroskopia, dhe metoda tjera të përorimit të rrezeve – X. Përdorimi i këtyre metodave për qëllime diagnostikuese ka për qëllim zbulimin e sëmundjeve nga imazhet e fituara, ndërsa nga ana tjatër përdorimi për qëllime terapeutike është që procedurat e caktuara kirurgjike të shkaktojnë sa më pak dëmtime në metodat e imazhit.

Metodat e ultrazërit :

  • Ultrasonografia:   kjo metodë përdor valet e ultrazërit dhe jo rrezet-x. Përdoret për inçizimin e organeve të mbrendshme (prezenca e gurit, prezenca e tumoreve, ose masave tjera, kontrolli i rrugëve urinare, kontrollet gjinekologjike, etj.). Nuk ka efekte negative dhe të padëshiruara.
  • Doppler Ultrasonigrafia :  përdoret për vizuelizim të enëve të gjakut.
  • Tomografia : e shpikur nga mjeku Franqez, Boccage në vitin 1915. Tomografia është një pajisje mjekësore e cila mund të paraqet imazhet e organeve në madhësi prej 1mm dhe 10mm. Tomografia paraqet imazhet e organeve në  shtresa dhe inçizimi bëhet prej anës së përpare kah ajo e pasme, nga lartë – poshtë ose nga rrafshi horizontal – sagital. Nocioni tomografi asocon në tomografi kompjuterike (CT) . Nuk ka dallim në mes tomografisë dhe tomografisë kompjuterike. Falë zhvillimit të teknologjisë mjekësore, tomografia vazhdimisht evoluon. Doza e rrezatimit është zvogëluar dhe cilësia e imazhit është përmirësuar.